Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Deputeti suedez tregon pse nominoi SHBA’të, Kosovën e Serbinë për çmimin Nobel

SHBA-të, Kosova dhe Serbia janë nominuar për çmimin Nobel për paqe pas marrëveshjes së arritur më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Nominimi është bërë nga deputeti suedez, Magnus Jacobsson, i cili ka folur për herë të parë për arsyet e një veprimi të tillë, shkruan lajmi.net.

Në një intervistë për portalin në gjuhën serbe, “Kosovo Online”, Jacobsson ka rrëfyer disa pjesë nga historia familjare e tij, e që ndërlidhen me nominimin për çmimin Nobel.

“Babai im ka punuar në një servis për migrantët dhe ka ndihmuar njerëzit nga këto zona. Kur pashë mbledhjen në Uashington, isha i lumtur për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, sepse kjo është një formë se si një paqe e ftohë kthehet në një paqe të ngrohtë”, thotë ia.

Ai thotë se nuk ka nominuar as individët, as shtetet por qeveritë e tri vendeve, sepse sipas tij kjo është një arritje dhe storie më e madhe se individët.

Jacobsson thotë se ka qenë në Kosovë më herët, mirëpo jo në Serbi. Këtë të fundit, ai thotë se e ka në plan që ta vizitojë.

Jacobsson thotë se ka afërsi me Serbinë, pasi që nusja e tij është me prejardhje serbe.

I pyetur se a mendon se në Uashington mund të ketë progress edhe në aspektin politik mes Kosovës dhe Serbisë, ai thotë se nuk përzihet në këto çështje, mirëpo se konsideron se përmes ekonomisë mund të arrihet paqe në Ballkan.

“Nuk tentoj të përzihem në çështje politike, në debate. Por, sinqerisht mendoj dhe besoj që mund të sigurojmë paqe në Ballkan përmes ekonomisë. Sigurisht që do të marrë kohë të gjatë që të arrihet një zgjidhje e pranueshme për të gjithë, por bashkëpunimi ekonomik është forma e duhur se si të vazhdohet”, ka thënë ai.

Comment here