Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Deputetja e AAK-së kërkon t’i revokohet licenca laboratorit të Devollëve për Covid-19

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Time Kadrijaj ka reaguar pas lajmit se në laboratorin privat të licencuar nga MSH’ja janë duke u bërë testime për COVID 19 me çmime deri në 200 euro.


Deputetja e AAK-së, thotë se Ministria e Shëndetësisë duhet njëkohësisht t’a caktoj çmimin e testeve.

Postimi i saj:

Fillimet e para me Covid ishin të vështira e sidomos bërja e testeve.

IKSHP ishte i vetmi institucion ku bëhëshin testet dhe po ashtu kerkesat e qytetarëve ishin të shumta.

Kur u mor vendimi që të licensoheshin laboratorët private për teste, e kemi mirëpritur sepse sado kudo, qytetarët që kishin dyshime, do t’a kishin më të lehtë për ti bërë testet.

E kam thënë në një seancë në Parlamentin e Kosovës, se Ministria e Shëndetësisë duhet njëkohësisht t’a caktoj çmimin e testeve.

Çmimi duhet të jetë i njëjtë, e jo t’a caktojnë pronarët sipas dëshirave.

Andaj duhet të aktivizohen të gjitha mekanizmat: MSH, Inspektorati Shëndetësor që t’a ndalin këtë abuzim.

Ata që abuzojnë me çmime të gjobiten por edhe të ju revokohet licenca.

Është periudhë ku duhet të jemi solidar e jo abuzues.

Stop keqpërdorimeve!

Fillimet e para me Covid ishin të vështira e sidomos bërja e testeve.IKSHP ishte i vetmi institucion ku bëhëshin testet…

Posted by Time Kadrijaj on Monday, August 31, 2020

Comment here