Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Diçka që dihej: Haxhi Avdyli nuk e tradhton Vjosa Osmanin

Pas paralajmërimit të Vjosa Osmanit, për krijimin e një iniciative qytetare, në media kanë qarkulluar disa emra të cilët mund t’i bashkohen subjektit të saj.


Ndër ta, është edhe deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli. Në një prononcim për Periskopin, Avdyli ka konfirmuar se do ti bashkohet Osmanit në iniciativën e re.

“Unë do jem pjesë politikës parimore e mbajtjes së premtimeve. Vjosa përfaqëson njerëzit e vullnetit të mirë që mbrojnë interesat e vendit dhe me qytetarin mban fjalën dhe kontratën me ta. Unë jam bashkë me Vjosën”, tha Avdyli.

Comment here