Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Ditëve në vijim Kosova dhe Maqedonia e Veriut mund të hapin kufijtë pa pasur nevojë për test negativ

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj  ka qëndruar sot për vizitë në Maqedoninë e Veriut, ku është takuar me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe.


Zemaj ka thënë se në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin rajonal, në veçanti gjatë menaxhimit të pandemisë Cpvid-19.

Në takim ndër të tjera është shqyrtuar edhe për hapjen e kufijve pa kushte.

Zemaj ka thënë se për këtë çështje mund të merret vendim në ditët në vijim, shkruan Reporteri.

“Jemi dakorduar për grupe të përbashkëta pune, për thellimin e bashkëpunimit si fushën e specializimeve dhe subspecializimeve dhe trajnimet e profesionistëve shëndetësorë të dy shteteve.Gjithashtu, biseduam edhe për vlerësimet dhe vendimet e përbashkëta rreth lehtësimit të kalimeve kufitare për çka dy qeveritë mund të vendosin ditët në vijim”, ka thënë ministri Zemaj.

Kujtojmë se ditëve të fundit numri i rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë ka shënuar rënie por megjithatë numri i viktimave vazhdon të mbetet alarmant.

Comment here