Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Djuric: Vucic do të veprojë me përgjegjësi në takimin në Washington

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për  Kosovën, Marko Gjuriq deklaroi sot se delegacioni serb, i udhëhequr nga presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, do të veprojë me përgjegjësi në takimin në Uashington dhe me dëshirën për të përmirësuar çështjet ekonomike midis Prishtinës dhe Beogradit.


Sipas tij, Serbia nuk do të tolerojë diktat dhe zgjidhje të pafavorshme.

Gjuriq theksoi mes tjerash se Beogradi do të fliste në bisedimet në Washington me vetëdijen për rëndësinë e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara,

Siç tha ai, në këto bisedime Beogradi do ta theksojë rëndësinë që administrata e presidentit amerikan Donald Trump të hapë mundësinë që raportet mes Kosovës dhe Serbisë të zgjidhen përmes dialogut.

Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Washington është paralajmëruar të mbahet më 4 shtator./

Comment here