Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Dobruna: “Dosjet” nuk kanë rrjedhur nga Gjykata Speciale, janë nga Serbia

Ish-Kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK’së, Sokol Dobruna, ka thënë se është habitur kur ka parë gjithë rastin rreth publikimit të “Dosjeve të Gjykatës Speciale”.


Dobruna i cili vet është intervistuar nga Gjykata Speciale, ka thënë se këto dosje janë gatim i Serbisë.

“Nuk dyshoj që ky material ka rrjedh nga Gjykata Speciale. Mund të gaboj, por ky është mendimi im për shkak se më kanë dhënë një CD dhe e kam në shtëpi. Aty nuk ka pas kurrfarë procesi. Gjykata Speciale nuk i ka dërguar këto. Dyshoj në Serbinë që e ka bërë këtë që të shkaktoj mjegull. Është kohë e shkaktimit të mjegullave. Kemi problem të mëdha dhe kjo të na ngjajë është e pashembullt”, ka thënë Dobruna, në Rubikon të Klan Kosova.

“Personalisht jam kundër publikimit të tyre. Ia kam parë për të madhe OVL që janë ngut aq shpejt t’i publikojnë. Është dashur të presin dhe të mbledhin informacione. Aty ku është kryesia e veteranëve ka shumë institucionet që kanë kamera. Është dashur të hulumtohet nga policia, prokuroria. Nuk kam çfarë të frikohem. Çfarë kam thënë e them edhe publikisht”.

“Nëse Gjykata Speciale pranon se ky dokumentacion ka dalë prej tyre ndryshon situata. Gjykata e Hagës nuk ka bëjë me këto. Lidhem me kokë. Është nga Serbia”, tha Dobruna.

Comment here