Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Dogana fillon shitjen online të mallrave të konfiskuara, kështu mund të merrni pjesë në ankande

Dogana e Kosovës e ka funksionalizuar sistemin e shitjeve online të mallrave të konfiskuara.

Kështu ka njoftuar Dogana përmes një komunikate për media, duke thënë se ky sistem do t’ua mundësojë qytetarëve që të marrin pjesë online në ankandet e organizuara nga ky institucion.

“Në kuadër të modernizimit dhe përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve, Dogana ka filluar me sistemin më të ri të shitjeve online. Ky sistem mundëson që të gjithë qytetarët e Republikës se Kosovës që të kenë qasje dhe njëkohësisht të marrin pjesë online në ankandet e organizuara nga Dogana. Sistemi funksionon përmes web-faqes sonë, ku fillimisht kërkohet regjistrimi e pastaj qasja në ankande është automatike”, thuhet në njoftimin e Doganës.  

“Pas sistemit të zhdoganimeve Asycuda, sistemin e komunikimit online, e-administrates tani sistemi i shitjeve online të mallrave të konfiskuara, e ka shndërruar Doganën e Kosovës në administratën e parë në vend që ka funksionon 100% online dhe ju mundëson të gjitha palëve të interesit të kenë qasje dhe përdorim të shërbimeve të Goganës në mënyrë elektronike. 

Comment here