Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Donika Emini: Është shqetësuese që në Washington po shkohet pa unitet

Donika Emini në Info Magazinë tha se gjëja e parë për tu shqetësuar është se në Washington po shkohet pa unitet.


Sipas saj ka tepër ndarje politike në Kosovë, jo vetëm pozitë-opozitë por edhe mes vet koalicionit qeverisës.

Emini tha se refuzimi i Vetëvendosjes për pjesëmarrje në takimin e 4 shtatorit ishte e pritshme, sepse për dialogun filloi fërkimi mes LDK e LVV, e sipas saj edhe refuzimi i PDK ishte i pritshëm sepse është në opozitë, por shqetësuese sipas saj këto parti u ftuan vonë për pjesëmarrje.

Sipas saj Kosova nuk po e di se çka kërkon nga ky proces, nuk ka qartësi nga Kosova dhe kjo po e dobëson Kosovën ndërkombtarisht.

E analisti politik, Drilon Gashi tha se do të ishte mirë që para takimit të kishte një dakordim të brendshëm.

Sipas tij ka paqartësi për menagjimin në qeveri dhe për pozitat e larta të shtetit.

Ai tha se takimi do të jetë për çështje ekonomike që do të thotë se duket se njohja nuk do të jetë në tavolinë.Emini tha se po vërehet një jo koordinim i mirë i qeverisë edhe pse nevojitet edhe dakordim me opozitën sepse nevojiten numrat që qeveria aktuale nuk i ka, sipas saj në një proces të tillë kaq të rëndësishëm të shkosh vet duhet shumë guxim.Sipas saj edhe një delegacion me qëndrime të kundërta është shqetësuese e prandaj edhe opozita duhet ti thërrasë mendjes dhe të jetë pjesë e procesit të Washingtonit që të përfaqësojë zërin e votuesëve të vet.

Comment here