Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Drejtori i Emergjencës, Basri Lenjani infektohet me COVID-19

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK në Kosovë, Basri Lenjani ka rezultuar pozitiv në testin për Coronavirus.


Ai së bashku me gruan e tij dhe njërin nga fëmijët e tij janë të infektuar.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai në “Info Pandemia” në RTK. Lenjani ka thënë se nuk ka pasur simptoma të theksuara të sëmundje.

“Simptoma nuk kam pasur në fillim të sëmundjes. Që nga fillimi i pandemisë unë si drejtor nuk kam pasur asnjë mungesë në vendin e punës. Duke parë rritjen e numrit të rasteve edhe un[ kam kërkuar të tatohen anëtarët e familjes, prej tyre tre dolën pozitiv”, u shpreh ai.

Lenjani bëri të ditur se në Klinikën Emergjente janë gjithsej 29 punëtorë shëndetësorë të infektuar, 6 prej tyre mjekë.

“Infektimet janë të pritshme në shërbimet emergjente, për shkak se ne nuk e dimë se cilët pacientë e vizitojnë Klinikën Emergjente, deri më tani aty janë të infektuar 29, prej tyre 6 mjekë dhe tjerët shumica infermierë”, u shpreh ai

Comment here