Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Dumoshi bën të ditur, ndërtesa e ish Burgut të Prishtinës pirtet të shndërrohet në Muze

Nga sot edhe zyrtarisht nis projekti i shndërrimit të ndërtesës së ish-burgut në Prishtinë në muze


Ministrja Vlora Dumoshi nënshkroi vendimin për formimin e grupit punues që do të hartojë Konceptin për Projektin e Ndërtesës së ish Burgut të Prishtinës me destinim muze, të cilin koncept do t’ia paraqesë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Dumoshi tha se shndërrimi i ndërtesës së ish Burgut të Prishtinës me destinim Muze shënon një hap të rëndësishëm për dokumentimin e së kaluarës tonë, krijimin e një hapësire të përshtatshme dhe të nevojshme për të institucionalizuar përjetimet e të burgosurve shqiptarë të Kosovës nën regjimin jugosllav e më pas atë serb.

“Muzeu i cili do të jetë si rezultat final nga vendimi i sotëm, do të shërbejë si një kujtesë e sakrificës që kanë bërë shqiptarët e Kosovës në rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë së shtetit tone”, tha ajo.

Nga sot edhe zyrtarisht nis projekti i shndërrimit të ndërtesës së ish-burgut në Prishtinë në muze. Si hap të parë,…

Posted by Vlora Dumoshi on Tuesday, August 25, 2020

Comment here