Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Dumoshi e Rudari nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për përfundimin e fushës sportive në Kërpimeh

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me ushtruesin e detyrës së kryetarit të komunës së Podujevës, Nexhmi Rudarin, për përfundimin e fushës sportive në Kërpimeh.


Ministria Dumoshi, ka thënë se MKRS po punon vazhdimisht që qytetarët e Llapit të kenë te zhvilluar anën sportive e kulturore.

Derisa ka theksuar se MKRS si objektivë kryesore e ka ndërtimin e infrastrukturës.

“Ne jemi në përfundim të stadiumit, pastaj palestrën sportive dhe qendrën rinore. Sot nënshkruam për përfundimin e fushës sportive të Kërpimehit, këto janë lajme të mira për qytetarët e Podujevës dhe për kryetarin. MKRS e ka objektivë ndërtimin e infrastrukturës dhe numri i madh i qytetarëve ku do të marrin pjesë pra pjesa më e madhe qoftë në kulturë si stadiumi, qendra rinore dhe kështu me radhë”, ka thënë Dumoshi.

Kurse, ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka thënë se komuna që ai udhëheq po i kushton rëndësi edhe pjesës rurale.

Rudari ka theksuar, se me nënshkrimin e këtij memorandumi përfundon tereni sportiv në Kërpimeh.

“Si duket Podujeva këto ditët e fundit ka qenë me fokus të Qeverisë sepse janë disa takime që janë mbajt, sot po kulmon me takimin që e patëm me ministren e Kulturës me të cilën nënshkruam një memorandum për përfundimin e punëve që kanë mbetur pa përfunduar në ndërtimin e stadiumit të qytetit të Llapit. Memorandumin e nënshkruam për përfundimin e fushës multifunksionale të sportit në Kërpimeh pra po i japim rëndësi përveç pjesës urbane edhe pjesës rurale, pra me këtë memorandum përfundon tereni sportiv në Kërpimeh”, ka thënë Rudari.

Dumoshi dhe Rudari, vizituan edhe stadiumin e qytetit, për të parë nga afër punimet që po zhvillohen aty.

Comment here