Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

E konfirmon Ambasadori i Izralit: Javën tjetër vjen njohja për Kosovën

Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler, ka konfirmuar se javën tjetër ky shtet mund ta njohë pavarësinë e Kosovës.


Kështu ka konfirmuar ai në një intervistë për Vizion Plus, ku ka folur për herë të parë pas marrëveshjes së firmosur në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë, ku Izraeli ishte një nga temat në marrëveshje.

“Çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është shumë pozitive, pasi mund të zgjidh probleme që ekzistojnë në Ballkan prej shumë vitesh. Ne e vlerësojmë dhe e mbështesim atë. Fakti që Izraeli është pjesë e saj është gjithashtu shumë e rëndësishme për ne, sepse të dy vendet, Kosova dhe Serbia, premtuan, ndoshta dhe firmosën që Ambasada e tyre do të vendoset në Jerusalem. Në rastin e Serbisë nga Tel Avivi në Jerusalem dhe në rastin e Kosovës do ta hap ambasadën e saj në Jerusalem dhe për ne është një zhvillim shumë i rëndësishëm”, ka thënë ai.

Ai nuk ka dhënë një datë të konfirmuar, por tha se njohja mes Izraelit dhe Kosovës duhet të ndodhë në javët e ardhshme.

“Do të jetë afër, ky është opinioni im, por ende nuk ka një datë”, tha ai.

Kujtojmë se njohja e ndërsjelltë mes Kosovës e Izraelit është pikë e marrëveshjes së firmosur më 4 shtator në SHBA nën ndërmjetësimin e presidentin amerikan, Donald Trump./

Comment here