Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

E përsërit Hardinaj: Kosova nuk duhet të nënshkruaj marrëveshja ku Serbia është palë karshi saj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ai nuk do të pranoj që Kosova të nënshkruaj marrëveshje trilaterale ku Serbia është palë karshi Kosovës.


Ramush Haradinaj ka reaguar përsëri me anë të një postimi në Facebook ku ka thënë se ai nuk do të pranoj që Kosova të nënshkruaj marrëveshje trilaterale ku Serbia është palë karshi Kosovës.

Unë nuk do të pranoj që Kosova të nënshkruaj marrëveshje trilaterale ku Serbia është palë karshi Kosovës. Kosova duhet…

Posted by Ramush Haradinaj on Friday, September 4, 2020

”Kosova duhet të marrë obligime dhe të drejta vetëm me ShBA, ku vetëm ShBA-të janë garantuese të sovranitetit dhe zhvillimit tonë. Ujmani është i yni dhe pranojmë bashkëpunim vetëm me ShBA-të për zhvillimin e energjisë dhe ujrave”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërkaq me një shkrim më herët në Facebook, Ramush Haradinaj ka dalur sot kundër partnerit të tij qeverisës Avdullah Hoti, me marrëveshjet që do të nënshkruhen sot në SHBA, dhe kështu ka paralajmëruar se do të tërhiqet nga qeveria.

Haradinaj tha se i ka kërkuar Hotit që Serbia të mos jetë palë për të ardhmen e Ujmanit, mirëpo nuk ka hasur në mirëkuptimin e tij.

“Fatkeqësisht situatën në dialog e vështirësoi njëra nga pikat e draft-marrëveshjes që flet për Ujmanin. Ne nuk e vlerësojmë që Serbia duhet të jetë palë për të ardhmen e Ujmanit. Jemi të hapur për Departamentin e Energjisë së Amerikës, por jo për një marrëveshje trepalëshe ku përfshihet edhe Serbia. Implikimet që mund të sjellë në të ardhmen, mund të jenë të pa përballueshme për Kosovën”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, beson fuqishëm në marrëveshjet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

Posted by Ramush Haradinaj on Friday, September 4, 2020

Comment here