Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Edhe 500 ditë pas zgjedhjeve, s’ka përparim në bisedimet për qeveri të re në Belgjikë

Kanë kaluar rreth 500 ditë nga zgjedhjet parlamentare në Belgjikë dhe perspektiva e një përparimi në formimin e një koalicioni qeverisës është ende larg.

“Personat e ngarkuar nga Mbreti Philippe, Bart De Wever i nacionalistëve flamandë dhe Paul Magnette i socialistëve të Valonjës, për të dëgjuar koalicionet e mundshme, u tërhoqën”, raportoi media lokale.

Në fillim të javës tjetër, mbreti pritet të emërojë një ekip të ri ndërmjetësish.

Qeveria aktuale e kujdestarisë, e udhëhequr nga kryeministrja liberale, Sophie Wilmes, mbështetet nga tri parti që kontrollojnë vetëm 38 nga 150 vendet në parlament.

Administrimi i përkohshëm i Wilmes është i kufizuar në një maksimum prej gjashtë muajsh dhe është i përqendruar vetëm në trajtimin e pandemisë së COVID-19.

Ajo duhet të fitojë një tjetër votëbesim parlamentar në shtator, përndryshe Belgjika mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

Comment here