Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Edhe sot numri i rasteve të reja me COVID-19 mbetet nën 100

Edhe sot në Kosovë rastet e reja që janë konfirmuar me COVID-19 mbesin nën shifrën prej 100.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 97 raste pozitive nga 481 mostra që janë testuar në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe në laboratoret private.

Numri total i rasteve pozitive është 14.301 raste nga 54.924 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, njofton Klan Kosova.

Në ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 139 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.782 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.951.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 27 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Hani i Elezit, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Zubin Potok.

Comment here