Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Edhe sot numri i të shëruarve tejkalon atë të të infektuarve

6 të vdekur dhe 141 të infektuar është bilanci 24 orësh i publikuar nga IKSHPK.


Këto shifra kanë dalë nga 494 mostra sa janë testuar gjithsej.

Edhe gjatë ditës së sotme po ashtu ka pasur numër të madh të të shëruarve, shumë më i madh sesa numri i rasteve të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë shëruar 219 persona.

Aktualisht, numri i rasteve aktive është 3.708.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 54 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Mitrovicë 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Podujevë 9 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Zubin Potok 2 raste dhe me nga një rast komunat Han i Elezit, Kamenicë, Kaçanik, Rahovec, Shtime, Skenderaj dhe Viti.

Comment here