Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Edhe Suhareka mbështet nisjen e mësimit në shkolla

Në vendimet e reja Qeveria ka vendosur që procesi mësimor të zhvillohet në shkolla nga klasa e parë deri në të pestë, në shkolla, ndërsa për klasat e larta është thënë se do të mbajnë mësim të kombinuar apo online.


Në lidhje me fillimin e procesit mësimor kryetari i komunës, Bali Muharremaj ka mbajtur takim me degën e SBASHK-ut në këtë komunë.

Ai thotë se janë të pajtimit që ky proces të nis në shtator, por se duhen respektuar masat dhe rregullat e caktuara nga institucionet shëndetësore.

Postimi i plotë i Muharremajt:

Sot u takuam me kryesinë e SBASHK-ut dega në Suharekë, ku biseduam për fillimin e procesit mësimor në muajin Shtator.

Ne jemi të mendimit që procesi mësimor duhet të filloj, natyrisht me respektimin maksimal të rregullave të caktuara nga institucionet shëndetësore.

Është shumë e rëndësishme që procesi mësimor të zhvillohet sipas plan-programit, sepse do të ishte dëm i madh që gjeneratat të humbin kaq shumë nga angazhimi i mirëfilltë edukativo-arsimor.

Comment here