Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Emisari i BE’së: Është koha që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me sukses

Emisari special i BE-së Miroslav Lajcak, i cili dikur ishte kundërshtar i pavarësisë së Kosovës, tani po deklarohet sot se është koha që procesi i dialogut Kosovë-Serbi të përfundojë me sukses


Sllovaku Lajcak tani është mjaft prezentë në lidhje me arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi, e cila sipas tij nuk dihet si përfundon pasi nuk ka përmendur madje as njohje reciproke nga Serbia.

Ai ka shkruar sot në Twitter se është koha që tani të përfundojë me sukses marrëveshja mes dy vendeve

“Sot janë saktësisht 10 vjet që kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mirëpriti gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të ndërmjetësuar në procesin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Është koha që ai të përfundojë me sukses,” shkroi Lajcak në Twitter.

Një raund tjetër bisedimesh midis kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vucic u mbajt të hënën në Bruksel, si pjesë e një dialogu nën kujdesin e BE’së./

Comment here