Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Erërat dhe shiu i mbrëmshëm shkaktuan dëme të mëdha në Obiliq

Erërat e forta dhe shiu i mbrëmshëm, përveç dëmeve në infrastrukturën rrugore, kanë shkaktuar dëme edhe në fushën e bujqësisë në Komunën e Obiliqit.

Kryetari Xhafer Gashi ka siguruar qytetarët e prekur nga kjo fatkeqësi se përkrahja nuk do të mungojë. Ai gjithashtu ka bërë thirrje që komunës t’i ofrohet ndihmë edhe nga Ministria e Bujqësisë.

“Qytetarë të nderuar, ju siguroj se përkrahja jonë ndaj jush nuk do të mungojë. Ne do të bëjmë përpjekje që të sanojmë dëmet në infrastrukturë bashkë me ndriçimin publik, ndërsa në bujqësi pas verifikimit nga ana e komisionit do të ndihmojmë bujqit dhe fermerët e dëmtuar. Me këtë rast ftojmë edhe Ministrinë e Bujqësisë që të ofrojë mbështetjen për të ndihmuar qytetarët”, ka thënë ai.

Comment here