Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Eurodeputetja shqiptare merr një detyrë të re të rëndësishme

Eurodeputetja shqiptare Arba Korolari, e cila përfaqëson Suedinë në Parlamentin Europian, ka njoftuar se është emëruar përgjegjëse nga grupi i saj parlamentar për çështjet e Arktikut


Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ajo tregoi planet e saj në detyrën e re.

“Ndryshimi i mjedisit Arktik ka çuar në rritjen e aktiviteteve në rajon, konkurrencën për nxjerrjen e burimeve natyrore dhe rrezikun më të lartë të tensionit apo konfliktit ushtarak”, shkroi ndër të tjera Korolari.

Postimi i plotë i Kokalarit:

Unë jam emëruar në përgjegjësinë e grupit tim për çështjet e Arktikut dhe do të zhvilloj politikat tona dhe do të negocioj një raport për mundësitë dhe sfidat e sigurisë në Arktik.

Akulli i detit po shkrin dhe ka pak vende ku ndryshimi i klimës ka po aq efekt sa këtu.

Ndryshimi i mjedisit Arktik ka çuar në rritjen e aktiviteteve në rajon, konkurrencën për nxjerrjen e burimeve natyrore dhe rrezikun më të lartë të tensionit apo konfliktit ushtarak.

Ne kemi nevojë për më shumë për bashkëpunim ndërkombëtar në fushë. Mezi pres të punoj për këto çështje, të cilat janë të rëndësishme edhe për Suedinë si vend Arktik

Comment here