Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Fatmir Limaj propozohet për president të Kosovës

Teksa kryetar i shtetit është Hashim Thaçi, partitë tjera veç se po luftojnë për ta marrë këtë pozitë në vitin tjetër. Garës i është shtuar edhe Fatmir Limaj i Nismës


Zëdhënësi i kësaj partie, Leotrim Berisha përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se ideal për t’u zgjedhur president i vendit është Fatmir Limaj.

“Në këto gjashtë vitet e fundit si kryetar partie, Fatmir Limaj ka dëshmuar se është politikan që asnjëherë nuk e vendos interesin partiak para atij shtetëror. Fatmir Limaj në vitin 2014 ishte ideator i formimit të LAN-it (më pas VLAN) si nevojë e domosdoshme për ndryshim të pushtetit në vend aso kohe.”, tha ai.

Shkrimi i plotë:

Do të ishte krejtësisht normale nëse debati për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri do të imponohej nga afatet kushtetuese.

Poashtu do të ishte legjitime të shpallen kandidatura e të shprehen ambicie për postin e presidentit, për sa kohë që ky debat nuk do të ishte nxitur nga propozim aktakuza në Gjykatën Speciale.

Megjithatë më përfundimin e mandatit të presidentit aktual, vendit i duhet një president unifikues, dikush që nuk nxitë përçarje në shoqëri dhe i cili mund t’i bëjë bashkë pozitë e opozitë sa herë që ka nevoje vendi.

Por, kush do të ishte ideal për president?
FATMIR LIMAJ.

Në këto gjashtë vitet e fundit si kryetar partie, Fatmir Limaj ka dëshmuar se është politikan që asnjëherë nuk e vendos interesin partiak para atij shtetëror.

Fatmir Limaj në vitin 2014 ishte ideator i formimit të LAN-it (më pas VLAN) si nevojë e domosdoshme për ndryshim të pushtetit në vend aso kohe.

Ai qëndroi besnik këtij projekti deri në fund dhe nuk u tundua, përkundër së kishte ofertë nga PDK për të ndarë përgjysmë pushtetin.

Fatmir Limaj në opozitë ishte mirëmbajtësi kryesor i opozitës së bashkuar në kundërshtim të marrëveshjeve të dëmshme për asociacion dhe demarkacion.

Në kohën e qeverisjës së PDK-AAK-NISMA (2017-2019) sërish ai ishte balancuesi dhe ai që investoi më së shumti në ruajtjen e këtij partneriteti, ndonëse i sfiduar nga përplasje të mëdha mes presidentit dhe kryeministrit.

Angazhimi i tij përmanent në cilësinë e zv/kryeministrit dhe të bashkëkryesuesit për dialog ishte bashkimi i spektrit politik në temat nacionale për vendin.
Të njëjtin mendim e ndajnë edhe plot gazetarë dhe anëtarë nga shoqëria civile të cilët e vlerësojnë sjelljen e Limajt në politikë si adekuate për postin e presidentit.

Sidoqoftë i mbetet spektrit politik në vend dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës të vendosin për presidentin, i cili angazhimin më të madh do të duhej ta kishte në krijimin e konsensusit sa më të gjërë për temat që na presin muajve dhe viteve në vazhdim.

Do të ishte krejtësisht normale nëse debati për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri do të imponohej nga…

Posted by Leotrim F Berisha on Monday, August 24, 2020

Comment here