Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Fillimi i vitit të ri shkollor: Në gjimnazin ‘Ahmet Gashi’ nuk respektohet asnjë masë

Sot ka filluar faza e parë e vitit të ri shkollor në Kosovë, pas vendimit të Ministrisë së Arsimit se viti shkollor duhet të filloj e parasysh të merren edhe rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK, shkruan Gazeta Metro.

MASH ka propozuar që më datën 14 shtator të fillojnë mësimin klasat 0, 1, 2, 3, 6, 10 në të gjitha shkollat në Republikën e Kosovës. Klasat 4 dhe 5 të fillojnë mësimin tërësisht në shkollë ose me mësim të kombinuar, varësisht nga kapaciteti i shkollës, vlerësuar nga DKA dhe institucionet arsimore. Ndërsa, në fazën e dytë, më 21 shtator, të fillojë mësimi me mësim të kombinuar për klasat 7, 8, 9, dhe 11, 12, duke vijuar mësimin dy ditë në shkollë dhe tri ditë online/në distancë.

Në një fotografi afër gjimnazit ‘’Ahmet Gashi’’, shihet një turmë nxënësish të cilët nuk respektojnë distancën madje vetëm disa nga ta mbajnë maskat.

Në Kosovë gjendja me pandemi ka filluar të ketë përmirësime, derisa kanë mbetur edhe 2,606 raste aktive.

Pamje të tilla përhapin shqetësim për kujdesin që tregojnë nxënësit gjatë këtij viti të ri shkollor.

Comment here