Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Flasin nga BE për marrëveshjen e sotme: Pas Washingtonit, bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano ka thënë se pas takimit të Washingtonit, tani Kosova dhe Serbia do të takohen në Bruksel. Ai tha se BE mori shënime për këtë takim dhe se i pret ata në takim gjatë fundjavës


Peter Stano ka thënë se BE mori shënime për nënshkrimin e sotëm të të marrëveshjes në Washington dhe theksoi se bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës mbi marrëveshjen gjithëpërfshirëse në Bruksel do të vazhdojnë, në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe standardet e BE’së.

“Ne morëm shënime për nënshkrimin e dokumentit midis Beogradit dhe Prishtinës në Shtëpinë e Bardhë në Washington. Tani ne presim të përshëndesim palët që do të vazhdojnë të punojnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës gjatë fundjavës dhe javës tjetër,” tha Stano për Tanjug.

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar sot një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit të SHBA’së, Donald Trump. Marrëveshja 16 pikëshe u nënshkrua për normalizim ekonomik midis dy vendeve. 

Comment here