Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Flet senatori Dole pas zbulimit të bustit: Tregon si tentuan ta pengojnë serbët për të ardhur në Kosovë

Ish-senatori amerikan Bob Dole ka shprehur mirënjohjen e tij për ndërtimin e bustit në nderim të tij në Prishtinë, teksa ka treguar se si ishte penguar nga forcat serbe 30 vite më parë për të hyrë në Kosovë.


Përmes një videomesazhi në llogarinë e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, senatori Dole ka kujtuar vitet që kanë kaluar duke punuar që Kosova të zhvillohet si shtet i fuqishëm e demokratik.

“Më vjen keq që nuk mund të jem me të gjithë ju në Kosovë për dedikimin e bustit dhe derisa e çmoj këtë shumë kjo më rikujton atë që ndodhi 30 vite më parë. Kur serbët u përpoqën të na pengonin nga ardhja në Kosovë. Sidoqoftë kemi kaluar 30 vite duke punuar së bashku për t’u bërë një shtet i fuqishëm dhe demokratik. Ndërsa unë shpresoj që ju do të vazhdoni të përparoni dhe të bëheni gjithnjë e më të fuqishëm me kalimin e viteve. Në fund më lejoni të ju falënderoj për mundësinë që t’i shërbej Kosovës përgjatë 30 viteve të kaluara. Ju falënderoj dhe ju jam shumë mirënjohës si dhe besoj që e njëjta vlen edhe për njerëzit në Kosovë. Pra, ju faleminderit dhe sërish më vjen keq që nuk mund të jem atje, por ju dëshiroj një ditë të mirë! Mirë u pafshim!”, ka thënë ai

Ndryshe, busti i senatorit amerikan Bob Dole u vendos në lagjen “Dardania” në Prishtinë, në rrugën që mban emrin e tij.

 

 

30 vjet më parë, më 29 gusht 1990, senatori Robert Dole, me gjashtë kolegë të tij, vizitoi Prishtinën, duke luajtur një rol të pakrahasueshëm në ndërkombëtarizimin e Kosovës.

Kjo vizitë shënon një moment historik në angazhimin amerikan në Kosovë dhe një nga arritjet më të mëdha në lobimin e komunitetit shqiptaro-amerikan për kauzën e Kosovës./

Comment here