Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Fluks i madh i veturave në Merdare: Pritjet për ta lëshuar Kosovën janë deri në 80 minuta

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se në kufirin në Merdare, pritjet për të dalë nga Kosova janë të gjata. Aty duhet të pritet nga 70 deri në 80 minuta për ta lëshuar vendin.


Sot në pikat kufitare të Kosovës gjendja është e qetë.

Të dhënat e publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregojnë se pritjet më të gjata vazhdojnë të jenë në pikën kufitare në Merdare.

Në këtë pikë kufitare deri në 80 minuta shkojnë pritjet për të dalë nga Kosova, kurse 3 deri në 5 minuta për të hyrë.

Ndërkaq tek pika tjetër kufitare, e njohur me emrin Te Dheu i Bardhë, duhen deri në 5 minuta për të dalë nga Kosova e 5 për të hyrë.

Pritje jo shumë të gjata për të dalë nga Kosova janë edhe në pikat tjera kufitare, si ajo e Glloboqicës, Qafë e Prushit, Qafë e Morinës, Kullë, Bërnjak, Vërmicë, Hani i Elezit, Jarinje, Mutivodë dhe Muçibabë.

Më poshtë keni edhe disa fotografi të siguruar nga Metro, ku shihet se sa i madh është fluksi në Merdare.

Kujtojmë që këtë vit nuk ka pasur edhe numër të madh të mërgimtarëve që kanë ardhur në Kosovë, kjo për shkak të situatës së krijuar nga pandemia koronavirus.

Comment here