Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

GAP: Kryetari i Klinës i ka realizuar 42% të premtimeve të dhëna në fushatën elektorale

Instituti GAP ka publikuar të dhënat lidhur me realizimin e premtimeve të dhëna nga kryetarët e komunave të Kosovës, gjatë fushatës elektorale në vitin 2017.

Sipas GAP, Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj në fushatën elektorale kishte dhënë 38 premtime për qytetarët e kësaj komune

Nga këto premtime, gjatë qeverisjes së tij 16 prej tyre janë realizuar, që i bie 42% kanë përfunduar.

Ndërsa, 6 premtime janë gjysmë të përmbushura, 12 të filluara dhe 4 që nuk kanë filluar akoma. 

Comment here