Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Gashi: Gjykatës Speciale nuk mund ti besoj askush, pas këtij skandali me 4 mijë dosje e zbuluara

Avokati Tomë Gashi ka folur ka rreth dosjeve të dorëzuar nga një person i panjohur tek zyrat e OVL’së së UÇK’së


Me anë të një postimi në Facebook, Gashi ka thënë se në këto dokumente vërtetohet bashkëpunimi i Speciales me prokurorinë Serbe për Krime të Luftës.

“Dërgimi i paketës nga kushdoçoftë me 4000 dosje, me rreth 1300 fletë të dokumenteve është skandal në vete, se sa mund ti besohet Gjykatës Speciale në Hagë. Si është e mundur që të dalin nga Gjykata Speciale dokumente kaq të ndjeshme, të cilat sipas OVL-së përmbajn edhe emra të dëshmitarëve, të dëshmitarëve të mbrojtur dhe ndoshta edhe të dëshmitarëve anonim”, ka shkruajtur Gashi.

Postimi i plotë: 

SA MUND TI BESOHET GJYKATËS SPECIALE?
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dje e bëri publike se nga një person i panjohur me mask, kapel syza dhe mjekërr, është lënë para dyerëve të zyreve një paketë me rreth 4.000 mijë dosje të Gjykatës Speciale.

Nga këto dokumente vërtetohet bashkëpunim i Gjykatës Speciale me Prokurorinë e Serbisë për Krime të Luftës.

Dërgimi i paketës nga kushdoçoftë me 4000 dosje, me rreth 1300 fletë të dokumenteve është skandal në vete, se sa mund ti besohet Gjykatës Speciale në Hagë.

Si është e mundur që të dalin nga Gjykata Speciale dokumente kaq të ndjeshme, të cilat sipas OVL-së përmbajn edhe emra të dëshmitarëve, të dëshmitarëve të mbrojtur dhe ndoshta edhe të dëshmitarëve anonim.

Sot nga OVL e UÇK-së jemi njoftuar se këto dokumente me vërtetim janë marrur nga Prokuroria Speciale në Hagë.

Prokurorët e Hagës e kanë detyrë që ta zbulojnë se si arriten këto dokumente para zyreve të OVL të UÇK-së.

OVL e UÇK-së, sikurse edhe vete Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk janë nën hetime formale nga Gjykata Speciale!.

Sa është i dëmshëm ky veprim i Gjykatës Speciale secili mund ta kuptoj.

Ndoshta me këtë dikush don ta vërtetoj “arsyejen” e formimit të Gjykatës Speciale jashtë territorit të Kosovës me arsyetim se në Kosovë nuk mund ti mbrojnë dëshmitarët.

Me këtë veprim Gjykata Speciale nuk mundi ta mbroj as vetëvehten.

Gjykatës Speciale nuk mund ti besoj askush, pas këtij skandali.

Ndërsa sa i përket bashkëpunimit të Gjykatës Speciale me Serbinë, me Prokurorinë e Serbisë kjo nuk është fare risi, këtë e kemi ditur të gjithë, sepse kështu fatkeqësisht kanë vendosur deputetët e Kuvendit të Kosovës më 3 gusht 2015, kur kanë votuar Gjykatën Speciale kundër ne shqiptarëve në përgjithësi, kundë shqiptarëve të Kosovës në veçanti dhe posaçërisht kundër pjesëtareve të UÇK-së.

Deputetet që e votuan këtë Gjykatë amnestuan krimet serbe deri në gjenocid kundër civile shqiptare në Kosovë.

Sa është serioze një Gjykatë që ” ti dërgon”dokumentet e pastaj ti merr.

Disa janë të “sigurt”se këtë e ka organizuar Hashim Thaçi, por kjo nuk është e vërtetë, sepse atij ju pre rruga për në Washington më 24.06.2020 pa e nënshkruar “marrëveshjen historike”me Serbinë, pasi që ai as që e ka ditur se në ditëlindjen e tij Prokurorët amerikan kishin ngritur aktakuzë kundër tij.

Gjykata Speciale është më tepër e Serbisë se sa e Kosovës!/

SA MUND TI BESOHET GJYKATËS SPECIALE?Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dje e bëri publike se nga një person i…

Posted by Tomë V. Gashi on Tuesday, September 8, 2020

Comment here