Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Gashi i LDK’së kërkon nga Zemaj që urgjentisht t’ia heqë monopolin Devollëve në testime

Shefi i deputetëve të LDK’së, Arben Gashi, ka reaguar ashpër pasi që Ministria e Shëndetësisë që drejtohet nga bashkëpartiaku i tij, Armend Zemaj, ka licensuar laboratorin e vajzës së Blerim Devollit për të kryer testimet e koronavirusit


Gashi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se MSH duhet urgjentisht të largojë monopolin në tregun për testimet e PCR dhe që të mos lejojë vetëm operimin e vetëm një kompanie.

“Ministria e Shëndetësisë duhet urgjentisht ta liberalizoj tregun për testet PCR për Sars-CoV-2 dhe të mos lejoj kundërligjshëm operimin e një kompanie të vetme në treg për këto teste!”, ka shkruar Gashi.

Ministria e Shëndetësisë duhet urgjentisht ta liberalizoj tregun për testet PCR për Sars-CoV-2 dhe të mos lejoj kundërligjshëm operimin e një kompanie të vetme në treg për këto teste!

Posted by Arben Gashi on Sunday, August 30, 2020

Ndryshe, gjatë ditë së djeshme në media u raportua se në laboratorin e familjes Devolli një test për koronavirus kushton deri në 200 euro.

Comment here