Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Gastronomët nisin grumbullimin e nënshkrimeve për lejimin e punës deri në 00:00

Përfaqësuesit e gastronomisë nuk janë të kënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës, që lokalet të punojnë deri në orën 22:30, vendim ky që u mor në kuadër të masave të reja kundër përhapjes së koronavirusit.

Gastronomët vazhdimisht kanë theksuar se kanë pësuar humbje të mëdha ekonomike si shkak i pandemisë, prandaj ata kanë vendosur që të mbledhin nënshkrime për lejmin e punës deri në orën 00:00.

Ky aksion po zhvillohet në sheshin kryesor të Prishtinës.

Ndërkohë përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore kanë potencuar se tani për tani nuk do të ketë lirim të masave.

Kujtojmë se është paralajmëruar që bota do të përballet me një valë të re të koronavirusit gjatë stinës së vjeshtës. /

Comment here