Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Gjermania identifikon Kosovën si një ndër vendet që po përhapin infeksionin e Covid-19

Për një muaj në territorin e Gjermanisë kanë hyrë 1 mijë e 775 kosovarë të infektuar me koronavirus,


Këta shtetas, me shtëtësi të Kosovës, të dyfshitë dhe atë të Gjermanisë, vendlindje paraqesin numrin më të lartë të të infektuarve që janë kthyer në Gjermani pas pushimeve.

Gjatë një muaji në territorin e Gjermanisë sipas të dhënave nga Robert Koch Institute nga Kosova kanë shkuar 1 mijë e 755 persona të infektuar me koronavirus.

Gjermania ka identifikuar Kosovën si një ndër vendet që po përhapin infeksionin e koronavirusit. Numri i rasteve të reja ka arritur nivelet e muajit prill dhe përpjekjet për vaksina pritet të japin fryt vetëm vitin e ardhshëm.

Gjermania raporton një dyfishim të rasteve me koronavirus në tri javët e fundit, dhe kancelarja Angela Merkel paralajmëron se nuk do ketë lehtësime të mëtejshme të masave kufizuese.

Të mërkurën, numri i personave të konfirmuar me kovidin-19 u rrit me mbi 1,500 duke e çuar totalin në 226 mijë.

Sipas autoriteteve, 39 % e rasteve mësohet se u importuan nga jashtë dhe si vatra kryesore të infeksionit janë identifikuar Kosova, Kroacia dhe Turqia.

“Jemi në mesin e pandemisë. Virusi është mes nesh edhe pse i padukshëm. Vëmë re se shtimi i lëvizjeve dhe i kontakteve mes njerëzve po i rrit rastet e reja. Këtë trend duhet ta ndalim,” u shpreh kancelarja Merkel.

Për vendin, prioritet mbetet vazhdimi i aktiviteteve ekonomike dhe ruajtja e vendeve të punës.

Kur raportohen më shumë se 9 mijë jetë të humbura nga virusi në Gjermani, vëmendje po i kushtohet edhe përgatitjes së medikamenteve dhe vaksinave antikovid.

Me përfundimin me sukses të fazës së tretë të testimit te njerëzit, autoritetet kanë shpresë se mund të vaksinojnë në masë gjermanët e parë duke nisur nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Comment here