Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Gjermania nuk jep përgjigje të mirë për liberalizimin e vizave, disa shtete të pakënaqura

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka marrë përgjigje nga Gjermania, shtet ky që ka presidencën e BE-së, lidhur me letrën e saj me kërkesën për heqjen e vizave për Kosovën, e dërguar bashkë me disa europarlamentarë tjerë.


Von Cramon, me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se ka marrë përgjigje nga sekretari i brendshëm  i shtetit gjerman për letrën që e kishte dërguar në qershor

Siç shpjegon ajo, në përgjigje sekretari e pranon se disa shtete nuk janë të kënaqura, dhe se Komisioni Evropian duhet sërish të deklarohet në lidhje me këtë çështje.

“Mora përgjigje nga sekretari gjerman i brendshëm për liberalizimin e vizave për Kosovën në letrën që kam dërguar në Qershor. Pranohet se disa shtete anëtare nuk ishin të kënaqura dhe është sërish radha e Komisionit që të jap përgjigje. Por pse po humbet kohë”, ka shkruar ajo.

Sipas tij, të tri kërkesat ishin përmbushur edhe më herët, dhe nuk ka ndryshuar asgjë. Sipas saj, Gjermania duhet të tregojë më shumë lidership në këtë aspekt.

“Të tri kushtet ishin plotësuar më herët, dhe asgjë s’ka ndryshuar. Është Këshilli  ai që po fiton kohë duke përdorur burokrazi. Presidenca gjermane duhet të tregojë më shumë lidership, shuani dyshimet”, ka shkruar Viola Von Cramon.

Comment here