Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Gjermania ‘premton’ agjendë për Liberalizim të Vizave: Franca mbetet kundër deri me 2024

Gjendja me COVID-19, edhe më tej i ka ngujuar vendet e Bashkimit Evropian (BE) për zgjërime të reja. Kryesimi i radhës së BE’së nga Gjermania për 6 muaj mandat, u ka premtuar diplomatëve kosovarë në Bruksel se do ta fusin në agjendë liberalizimin e vizave dhe do të lobojnë për kalimin e procesit te vendet anëtare. Por Franca ende mbetet skeptike, dhe pret që kosovarëve të ju mundësohen vizat diku kah viti 2024


Diplomatët kosovarë në Bruksel ndjehen të lënë anash nga vendet e BE’së. Politikat me tarifën 100% kundër prodhimeve serbe, që bllokuan proceset dhe bisedimet me Beogradin, të Qeverisë Ramush Haradinaj 2 dhe Qeverisë Albin Kurti, për më tej e kanë rënduar situatën edhe ashtu të izoluar dhe bllokuar nga diplomacitë e forta në Bruksel dhe Washnigton për më shumë se 2 vite. Kështu thotë një diplomat i lartë i Kosovës në Bruksel i cili mban shpresë vetëm te mandati i kryesimit gjerman të cilët e kanë fuqinë për të shtyer një process të tillë.

“Gjermanët na kanë premtuar se do të mudohen ta fusin në agjendë Liberalizimin e Vizave. Por shumë varet nga pajtimi i Parisit”, tregon diplomati kosovar, i cili nuk preferon të deklarohet publikisht

Sidoqoftë, heqja e masave me tarifën 100% nga Qeveria e Avdullah Hotit dhe plotësimit të kushteve me demarkacionin me Malin e Zi dhe luftimin e korrupcionit e ka shtyer diplomacinë gjermane e cila kryeson BE’në këtë radhë të mendoj që ti ‘shlirohen’ ventilat Kosovës, duke i futur në agjendë për liberalizim të vizave.

Por, një gjë të tillë e kundërshton Franca, e cila ende mbetet skeptikja e BE’së për çdo zgjërim. Ata parashohin që një ‘Liberalizim i Vizave’ mund të ndodhë vetëm gjatë vitit 2024, ose pasi që Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje përfudimtare të ndërmejtësuar nga BE dhe Gjermania, me mbështetje të SHBA’së.

“Pas Gjermanisë, kryesimin e BE’së do ta ketë Portugalia, e më pas edhe Sllovenia, vende që lehtë mund ta heqin Kosovën nga agjenda dhe kjo atëherë vonon proceset. Ata nuk e kanë fuqinë e Gjermanisë që të shtyejnë një process të tillë për Kosovën dhe nëse Liberalizimi i Vizave nuk kryhet për 6 muajt e mandatit të kryesimit gjerman, mbetet që me francezët të diskutohet diku viti 2024 si më i mundshëm, nëse dështon përpjekja gjermane këtë radhë”, thotë diplomati i Kosovës në Bruksel.

Megjithëkëtë, vendet e BE’sëjanë të vetëdijshme se mosliberalizimi i vizave për Kosovën, rrit presionet ndaj vendit dhe dëmton seriozisht besimin e politikës dhe opinionit publik në Kosovë ndaj integrimeve evropiane. 

Comment here