Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Gjilan: Vazhdon të lehësohet gjendja me Covid-19

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, në takimi e Komitetit të Emergjencave për parandalimin e pandemisë globale pas vlerësimit të gjendjes, ka kërkuar angazhimin maksimal të qytetarëve dhe të gjitha institucioneve për respektim të masave mbrojtëse, për të ulur trajektoren e COVID-it në Gjilan


Nënkryetari Ismajli vazhdimisht apelon për respektim të masave për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, por siç ka marrë një shembull ai, nëse këto masa nuk respektohen nga qytetarët, nga sektori privat dhe të gjithë ne, atëherë mund të ketë pasoja të cilat vështirë riparohen.

“Gjendja me Covid-19 në Gjilan po vazhdon me një rënie të lehtë të rasteve. Duhet vëmendje e përbashkët dhe përkushtim në respektim të masave mbrojtëse. Ekonomia lokale ka shënuar një regres të madh, prandaj nëse nuk respektohen masat mbrojtëse sot, nesër mund të kemi përkeqësim të gjendjes, rritje të infesktionit, apo edhe mbyllje sikur muaj më parë. Atë nuk e duam sepse problemet pastaj janë të riparueshme shumë vështirë dhe gjendja ekonomike e sektorit privat e rënduar shumë. Shëndeti publik është angazhimi ynë i parë dhe për këtë duhet mbështetje e përgjithshme”, ka thënë ai mes tjerash.

Për ndryshe, në bazë të statistikave zyrtare të konfirmuara nga IKSHPK, bëhet e ditur se nga gjithsej 867 raste pozitive të rezultuara në Gjilan, janë shëruar plotësisht 681 raste, derisa aktiv mbeten 147 raste prej tyre 44 janë të hospitalizuar dhe të vdekur janë regjistruar 49 raste. Mostra në pritje janë 22.

Comment here