Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Godfrey: Një ditë e shkëlqyeshme sot për Kosovën dhe Serbinë

Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, ka vlerësuar që dita e sotme është e shkëlqyeshme për Serbinë dhe Kosovën.

“Normalizimi ekonomik do të thotë punë për të rinjtë , investime të reja, ekonomi të qëndrueshme dhe të fortë”, ka shkruar ambasadori Godfrey në Twitter.

Ai gjithashtu ka vlerësuar që njerëzit në Kosovë dhe në Serbi meritojnë standard më të mirë të jetës.

“Përshëndesim përpjekjet e liderëve të Serbisë dhe Kosovës në kërkim të paqes, pajtimit dhe normalizimit ekonomik”, ka porositur ambasadori Godfrey në shkrimin e tij në Twitter, në të cilin e ka shpërndarë edhe orarin e sotëm të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan, Donald Trump, takohet të premten në mëngjes me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një ceremoni nënshkrimi me ta, si edhe në një takim trepalësh, transmeton Zëri i Amerikës.

Comment here