Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Grenell godet Vucicin: Refuzon të mohojë se do ta zhvendosë ambasadën në Jeruzalem

Gjatë ditëve të fundit ka pasur disa raportime se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic mund të shkelë marrëveshjen e arritur në SHBA duke refuzuar zhvendosjen e ambasadës në Jeruzalem. Por se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, e ka konfirmuar emisari Richard Grenell,


Grenell ka bërë “retweet” një shkrim në Twitter, ku thuhet se Vucic indirekt e ka konfirmuar marrëveshjen që e nënshkroi.

“Pavarësisht thashethemeve, Vucici i Serbisë ka refuzuar të mohojë se shteti i tij do ta zhvendosë ambasadën në Jerzalem. Në fakt, ai indirekt e konfirmoi se çfarë ka nënshkruar në Washington”, thuhet në këtë shkrim.

https://publish.twitter.com/?query=https%3A%2F%2Ftwitter.com%2Fbopanc%2Fstatus%2F1303699528219070464&widget=Tweet

Vlen të theksohet se kjo gjë ka qenë pjesë e marrëveshjes së arritur më 4 shtator në SHBA, nën ndërmjetësimin e presidentit amerikan.

Donald Trump e ka siguruar Kosovën në anën tjetër, se në bazë të marrëveshjes, Izraeli e njeh si shtet të pavarur.
Ndër të tjera marrëveshja e arritur përmban më shumë çështje ekonomike, ku përfshihen edhe invistime miliona eurosh në vend.

Comment here