Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Haki Abazi reagon pas postimit të Isa Mustafës: Thotë se qeverisja e LDK’së është Fitore e Pirros

Zyrtari i lartë i VV’së, Haki Abazi është përgjigjur pas postimit të kreut të LDK’së, Isa Mustafa, ndonëse në të njëjtin nuk apostrofohej vet ai.


Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Abazi ka thënë se qeverisja aktuale ka pasur një Fitore të Pirros.

“Aty ky e ka futur veten dhe servilet e tij është vështirë me dal në fytyrë. E për bashkërëndim duhet shkuar në zgjedhje se në demokraci vendos sovrani kush duhet të udheheqë me proceset jo teket e individëve.”, ka shkruar tutje Abazi

Postimi i tij:

Isa Mustafa e ka kuptuar tani që ka mbetur i vetëm, sepse ka shkelur vullnetin qytetarë, rrëzoi qeverinë legjitime, ka shkelur mbi të gjitha parimet e demokracisë, është bërë sinonim i lojrave të ndyta, e ka goditur nën brez partnerin e përzgjedhur nga vota demokratike. Fitoret e Pirros nuk janë zotësi politike!

Sot qenka kujtuar se duhet bashkëpunim dhe koordinim, dhe se qenka e rëndësishme që të kemi unitet.

Aty ky e ka futur veten dhe servilet e tij është vështirë me dal në fytyrë. E për bashkërëndim duhet shkuar në zgjedhje se në demokraci vendos sovrani kush duhet të udheheqë me proceset jo teket e individëve./

Isa Mustafa e ka kuptuar tani që ka mbetur i vetëm, sepse ka shkelur vullnetin qytetarë, rrëzoi qeverinë legjitime, ka…

Posted by Haki Abazi on Tuesday, August 25, 2020

Comment here