Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Halili, kosovari që i refuzua nënshtetësia për shkak se vishte trenerka më në fund bëhet “zviceran”

Qeveria e Kantonit Bazelland ka aprovuar më në fund kërkesën për natyralizim të kosovarit Hamdi Halili.


Sipas Qeverisë së Kantonit, kosovari duhej të ishte natyralizuar. “Të gjitha kërkesat janë përmbushur” thuhet në vendim.

Siç ka shkruar edhe albinfo.ch., më 21 dhjetor të vitit të kaluar, Asambleja e Qytetarëve të Bubendorfit pati refuzuar për herë të dytë natyralizimin e kosovarit vendas Hamdi Halili. Arsyeja për këtë refuzim ishte befasuese për faktin se mungonte!

Të kujtojmë: Rasti i familjes Halili ka qenë i pranishëm edhe para tre vjetësh në mediat zvicerane, kur asaj i qe refuzuar natyralizimi nga po kjo komunë. Ndër pretekstet refuzuese që ishin përfolur atëherë ishte edhe një “arsye” banale: veshja jotipike e Hamdiut dhe djemve të tij me veshje sportive (“trenerka” ose tuta).

Comment here