Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Handikos pajisë me tabletë 12 fëmijë me aftësi të kufizuara

12 fëmijë me aftësi të kufizuara, anëtarë të grupit Avokues “Hëna” tashmë do ta kenë më të lehtë pjesëmarrjen e tyre në aktivitete apo takime virtuale, pas pajisjes me tabletë të rinj dhe të përshtatshëm për ta.


“Handikos ka arritur që shpërndarjen e tabletëve ta bëjë në katër komuna target, atë të Prishtinës, Mitrovicës, Ferizajt dhe Gjakovës, me shpresën që në mundësitë e tjera të mbështeten edhe fëmijë të tjerë me pajisje të tilla. Ky intervenim është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i parandalimit të dhunës në të gjitha mjediset ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë” në partneritet me Save the Children, zyra në Kosovë dhe SIDA-n suedeze”, thuhet në komunikatën për media nga Handikos.

Grupi Avokues i Fëmijëve “Hëna” është grup jo formal i themeluar nga Handikos dhe i mbështetur nga Save the Children që nga viti 2017, me mision garantimin e të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë./

Comment here