Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Haradinaj: I kërkon Hotit të mos nënshkruaj asgjë në Uashington, refuzon amerikanët

Tensione dhe mos pakënaqësi ka mes delegacionit të Kosovës në Uashington, është partneri i koalicionit AAK i cili po bën presion që mos të nënshkruhet asnjë marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë me Serbinë.


Është i pari i AAK’së, Ramush Haradinaj ai i cili ka thirrur kryeministrin Avdullah Hoti dhe i ka kërkuar që mos të nënshkruan asgjë në Shtëpinë e Bardhë.

Haradinaj ka kërkuar që të refuzohet marrëveshja pasi nuk është i kënaqur me një nga pikat e marrëveshjes së sotshme ekonomike që pritet të nënshkruhet, ku sipas tij është kundër shtetit të Kosovës.

Marrëveshje për të cilën Hoti dhe presidenti serb Aleksandar Vucic janë pajtuar, ish-kryeministri Haradinaj po kërkon që të refuzohet.

Mirëpo kryeministri Hoti është i gatshëm të nënshkruaj marrëveshjen, për të cilën janë dakorduar në bisedimet e djeshme, që poashtu janë kryer në Shtëpinë e Bardhë.

Amerikanët ndërkaq kanë paralajmëruar se kushdo që del kundër kësaj marrëveshjeje, do të ketë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër vetes.

Ndryshe në takimet e djeshme, nga AAK’ja si pjesë e Qeverisë ka marrë pjesë ministri i Drejtësisë, Selim Selimi. Pjesë e delegacionit kosovar në Uashington është edhe kryediplomatja Meliza Haradinaj, që po ashtu përfaqëson edhe AAK’në.

Kujtojmë se sot në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Donald Trump pritet të jetë prezent në nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe Serbinë.

Gazeta Metro do sjellë detaje të reja në vijim nga zhvillimet brenda delegacionit kosovar dhe takimit në Uashington.//

Comment here