Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Haradinaj: Kam bërë testin për Covid-19, nuk ndihesha mirë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka bërë testin për Covid-19 dhe ka dalë negativ.


Haradinaj tha se testin e ka bërë për shkak se para dy-tri ditësh nuk është ndjerë mirë me shëndet.

“Disa ditë më parë, përjetova një krizë, një plogështi. Andaj shkova ta bëj testin për Covid-19. Kam qenë i bindur se do të dal pozitiv, megjithatë testi im rezultoi negativ”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ndër të tjera ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të vendit, Avdullah Hoti, se në Bruksel nuk ka biseduar për autobusë, por për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë – dhe se këtë e di shefi i AAK’së.

“Nuk mund të ketë bisedime teknike. Nuk jemi duke biseduar në Bruksel për linja të autobusëve por për njohje reciproke. Të gjitha informacionet i ka edhe zoti Haradinaj”, ka deklaruar dje Hoti.

Sot, Haradinaj ka thënë se edhe di, edhe nuk e di se çfarë ka folur shefi i Qeverisë, pjesë e së cilës është edhe partia e tij.

“Shyqyr që s’ke folur për autobusë, se s’je drejtor i stacionit të autobusëve”, është shprehur Haradinaj në Kanal10.

“E di çfarë ka folur kryeministri im në Bruksel, me z. Borrell e të tjerët. Por nuk e di çfarë ka folur me presidentin Vuçiq”, ka deklaruar i pari i AAK’së

Ai ka shprehur përsëri pakënaqësinë e tij që ministrat e AAK’së nuk u përfshinë në takime.

Haradinaj ka shprehur habinë e tij se pse, siç është shprehur ai, dikujt i kanë penguar ministrat Selim Selimi e Meliza Haradinaj.

Comment here