Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Haradinaj kujton dëshmorët e Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka përkujtuar dëshmorët e Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut.

Ai në veçanti e ka përkujtuar komandantin Ismet Jashari – Kumanova të cilin e ka quajtur shembull të luftëtarit shqiptar.

“Në njëzetedy vjetorin e rënies së bashkëluftëtarëve Habib Zogaj, Gani Kastrati, Nuhi Mazreku, Afrim Buçaj e Zenun Mataj, kujtojmë sakrificën e tyre për liri. Nderojmë përjetë, të gjithë dëshmorët e Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut, veçanërisht komandantin Ismet Jashari – Kumanova. Ai mbeti shembull i luftëtarit shqiptar, prijësit, strategut e guximtarit të pashoq. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Comment here