Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Haradinaj reagon për djegien e flamurit grek në Prishtinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar për djegien e flamurit grek mbrëmë në Prishtinë.

Haradinaj ka thënë se djegia e flamurit grek apo cilido flamur tjetër nuk është pjesë e traditës së shqiptarëve. Ai ka shtuar se futbollistët tanë nuk mund të nderohen në këtë mënyrë.

“Duke ju uruar sukses skuadrave tona sportive e po ashtu edhe tifozërisë sonë të mrekullueshme, nuk mund të mos e shpreh shqetësimin tim për dukuritë negative që nganjëherë ndodhin, e që nuk na bëjnë nder aspak. Populli shqiptar, ashtu siç dëshiron që të respektohen simbolet tona kombëtare, ashtu respekton edhe simbolet e popujve të tjerë. Djegia e flamurit grek, apo cilitdo flamur tjetër, nuk bën pjesë në traditën e shqiptarëve dhe besoj se ky do mbetet rast i izoluar dhe nuk do të përsëritet. Futbollistët tanë të shkëlqyer, i nderojmë me mbështjetje e përkrahje në shumë mënyra, por jo duke i ofenduar të tjerët”, ka shkruar Haradinaj.

Duke ju uruar sukses skuadrave tona sportive e po ashtu edhe tifozërisë sonë të mrekullueshme, nuk mund të mos e shpreh…

Posted by Ramush Haradinaj on Friday, August 28, 2020

Comment here