Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Haradinaj-Stublla: SHBA’të janë adresa jonë e sigurtë në çdo tavolinë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla, pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se është pritur së bashku me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, nga sekretari amerikan i shtetit, Michael R. Pompeo


Haradinaj-Stublla përmes një postimi  në Facebook, ka thënë se “marrëveshjet e djeshme tregojnë që SHBA-të janë adresa e sigurt e Kosovës në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”.

“Marrëveshja e arritur nën lidershipin amerikan, për normalizim të marrëdhënieve ekonomike me Serbinë, tregojnë qartë që ShBA-të janë adresa jonë e sigurt në çdo tavolinë”

Gjithashtu Haradinaj – Stublla tha se edhe pikat tjera të marrëveshjes i ka vlerësuar si shenja që raportet ShBA – Kosovë, janë të shkëlqyeshme.

“Njohja historike Kosovës sot nga Izraeli me ndërmjetësimin e ShBA-ve, janë konfirmim i bashkëpunimit tonë dhe marrëdhënieve tona të shkëlqyeshme dypalëshe.Shpallja e Hezbollah si organizatë terroriste dhe hapja e ambasadës në Jerusalem, dëshmojnë për vendosmërinë tonë që në implementimin e politikë sonë të jashtme të jemi në koordinim të plotë me politikën e jashtme të ShBA-ve”.

Në fund Haraninaj – Stublla, ka treguar se e ka falënderuar Skeretarin Pompeu për mundësinë e dhënë Republikës së Kosovës që për herë të parë në historinë politike, të mund të dërgojë përfaqësuesin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Departamentin Amerikan të Shtetit si dhe për platformën që Departamenti i Shtetit do të zhvillojë me Kosovën, si shtet i parë në botë për shkëmbimin arsimor e kulturor.

Comment here