Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Haradinaj tha se Lutfi Haziri po e hapë gojën për kufijtë, kështu i reagon nënkryetari i LDK-së

Ideja e Lutfi Hazirit për ridefinimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, konkretisht bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovë dhe dhënien e Leposaviqit e 17 fshatrave Serbisë duket se e ka nervozuar Ramush Haradinajn.


Ish-kryeministri Haradinaj mbrëmë në Pressing të T7 i është kundërpërgjigjur një shkrimi të Isa Mustafës të para disa ditëve i cili kishe thënë se LDK’ja do të kërkojë rikonfigurim të qeverisë për ata që nuk e kuptojnë disiplinën qeverisëse, duke iu referuar partnerit të koalicionit, AAK’së.

“Unë jam që 20 vjet në këto tema poashtu, kur mendon dikush se më disiplinon gabon rëndë, le ta disiplinon shtëpinë e vet, le ta disiplinon Lutfi Hazirin i cili po e hapë gojën përditë poshtë e nalt për ndrrim të kufijve për 17 fshatra më mirë është ajo, më shumë na bënë nder”, ka thënë Haradinaj.

Këtë deklaratë të Haradinajt nuk ka dashur ta komentojë nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri.

Kreu i Gjilanit në një përgjigje për Gazetën Express tha se nuk i komenton deklaratat e kreut të AAK’së dhe se Haradinaj ka polemizuar me kryetarin e LDK’së dhe jo me të.

“Nuk kam koment. Nuk kam pasur komente asnjëherë për deklarata të tilla. Ish-Kryeministri me Kryetarin e LDK’së ka polemizuar e jo me mua”, tha Haziri.

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj që nga shfaqja në publik e idesë për ndryshim dhe korrigjim kufijsh ka qenë vazhdimisht kundër duke ritheksuar se Kosova e 17 shkurtit nuk guxon të preket.

Por sa i përket gjatësisë 381 kilometërshe të vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë ndryshe mendon Lutfi Haziri i LDK’

Ai ka riaktualizuar idenë që mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ketë korrigjim të kufirit me opsionin që Lugina e Preshevës të bashkohet me Kosovën dhe Serbisë t’i ipet Leposaviqi me 17 fshatra.

Ideja e kryetarit të Gjilanit nuk ka gjetur përkrahje në LDK, parti në të cilën mban pozitën e nënkryetarit.

Madje, kryeministri Avdullah Hoti i cili edhe zyrtarisht ka rinisur dialogun me Serbinë pas 20 muajsh ndërprerje ka deklaruar në vazhdimësi se me Serbinë do të negociohet vetëm për njohje reciproke në kufijtë aktualë.

Comment here