Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Haradinaj vë kusht: Të bëhet president i Kosovës ose vendi shkon në zgjedhje

Ramush Haradinaj është i prerë në qendrimin e tij për president të Kosovës, në të kundërt vendi shkon në zgjedhje të reja


Në një intervistë për gazeten  Abc News, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u shpreh se çdokush nga partitë e koalicionit qeverisës në Kosovë mund ta çojë vendin në zgjedhje.

Po ashtu, Haradinaj tha se ka njohuri mbi draftin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë dhe se Vuçiç do të kërkojë përmes saj të drejta specifike për sërbet e Kosovës.

“Për mendimin tim është opsion. Zgjedhjet janë opsion Nëse këtë nuk e arrij, në këtë rast dhe vetëm me mbetë në përkrahje të axhendave që na i caktojnë të tjerët, të vendimeve që i marrin kolegët e mi, për të cilat unë jam vëzhgues, pastaj me marrë barrën me I mbrojtë ato dhe me i zbatu, preferoj me shku në zgjedhje. Pra është një opsion më real”, tha Haradinaj.

Comment here