Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Haskuka: Prizreni duhet të dalë nga karantina

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, mendon se Prizreni duhet të dalë nga karantina. Madje për këtë kërkesë, ai thotë se do të drejtohet edhe me shkresë zyrtare.

Në një paraqitje direkte në Klan Kosova, Haskuka tha se Prizreni ka më pak të infektuar me COVID-19 në krahasim me disa komuna të Kosovës.

“Mendoj që Prizreni duhet të dalë nga karantina…Për këtë s’kemi bërë kërkesë në aspektin zyrtar. Në ditët në vijim do të dërgoj edhe shkresë zyrtare, mendoj që kemi një numër të madh të personave të infektuar, por në krahasim me disa komuna, ato kanë numër më të madh të rasteve… Mendoj që ndalimi i lëvizjes nga ora 22:30 nuk është masë adekuate për Komunën e Prizrenit”, tha Haskuka, transmeton Gazeta Sinjali.

Kujtojmë se ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar se në ditët e ardhshme do të merren masa të reja kundër përhapjes së koronavirusit.

Comment here