Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Haziri: Zgjidhja më e mirë ndaj Covid-19 është respektimi i masave mbrojtëse

Komiteti Komunal në Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, në mbledhjen e sotme, ka bërë vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të shëndetit publik, të cilën e ka udhëhequr kryetari Lutfi Haziri dhe ka kërkuar respektimin e masave mbrojtëse, si e vetmja mënyrë për luftimin e pandemisë.


“Kujdesi në vendin e punës, në institucionet e shtetit, apo edhe në sektorin privat janë domosdoshmëri e të gjithëve për zvogëlimin e mundësisë së infektimit. Jemi në ditën e 174 dhe sigurisht që kjo ka qenë një sfidë e madhe për të gjithë ne. 10 rastet e fundit të cilan rezultuan pozitive, janë edhe më tutje mesazh që duhet të jemi bashkërisht më strikt në respektimin e masave mbrojtëse si maskat, dezinfektuesit dhe mosgrumbullimi”, ka thënë Haziri në fjalën e tij.

Shëndetësia primare dhe ajo regjionale janë në shërbimin 24 orë për të asistuar pacientët që kërkojnë ndihmën e mjekut, kështu kanë bërë të ditur doktorët Ukshin Ismajli, Ajhane Sefiu dhe Arbenita Hajdari.

Ata kanë falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen që ka dhënë për SRGJ në aparaturën e oksigjenit, derisa shqetësuese për ta është mungesa e barnave në spital dhe rritjen e madhe të çmimeve në barnatoret private.

Fokus i përbashkët i shëndetësisë në Gjilan është shëndeti i përgjithshëm dhe zvogëlimi deri në pikën zero të rasteve me virus, e tani e tutje konfirmohet edhe asistimi në të gjitha shkollat e Komunës së Gjilanit për të mbajtur nën kontroll gjendjen shëndetësore të nxënësve.

Major Alban Ramushi, ka konfirmuar se Policia e Kosovës është duke punuar në ruajtjen e sigurisë publike, mirëpo sipas tij javët e fundit janë shënura rritje të rasteve të vjedhjeve, sikur që është ajo në Spitalin Regjional dhe nëpër ekonomi private. Problematike sipas vlerësimit të PK-së, për këtë fazë është vendbanimi përgjatë rrugës Gjilan-Cërrnicë dhe Gjilan-Bresalc duke përfshirë edhe lagje të tjera të caktuara.

Në bazë të statistikave gjatë gjithë përballjes me pandeminë në Gjilan kemi 857 raste që kanë rezultuar me Covid-19, prej tyre 652 të shëruar plotësisht, raste aktive 166 dhe fatkeqësisht betejën me virusin e kanë humbur 39 pacient.

Konfirmohet gjithashtu se të infektuarit në Gjilan janë që nga mosha e posalindur e deri në moshën 89 vjeqare. Ndërsa statistikat në aspektin gjinor dominojnë meshkujt, ku nga 1707 mostra të marra, kanë rezultuar pozitiv 493 raste, ndërsa te femrat prej 1269 mostrave të marra pozitiv kanë rezultuar 364 raste.

Comment here