Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Hekurudhat, autostrada dhe gazsjellësi, Hoti tregon projektet që SHBA do t’ia financojë Kosovës

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, së bashku me delegacionin e Kosovës për dialog janë takuar me kryeshefin e Korporatës Amerikane për Financim Zhvillimor, Adam Boehler.


Hoti ka thënë se kryeshefit të Korporatës Amerikane për Financim Zhvillimor ia kanë prezantuar projektet e miratuara në marrëveshjen me presidentin Trump, por edhe projekte tjera zhvillimore

“Projektet e miratuara të cilat do të përkrahen nga Korporata, janë autostrada dhe hekurudha nga Prishtina deri në Merdare, si dhe fillimi i fizibilitetit të linjës hekurudhore deri në detin Adriatik në Shqipëri. Përpos projekteve të miratuara në marrëveshje, u diskutuan edhe projekte tjera zhvillimore, si Brezovica dhe Stacioni Multimodal”, ka thënë Hoti.

Projekte madhore për Kosovën Së bashku me ekipin, kemi takuar Kryeshefin e Korporatës Amerikane për Financim…

Posted by Avdullah Hoti on Saturday, September 5, 2020

Comment here