Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Hetuesit e Speciales në zyrat e “Infokusit”, marrin dosjet që dikush i la para selisë së OVL-UÇK’së

Një ditë pasi kanë hyrë në selinë e OVL të UÇK-së për të marrë dosjet e rasteve që ndërlidhen me Gjykatën Speciale, hetuesit e kësaj gjykate kanë zbarkuar edhe në zyrat e Gazetës InFokus për t’i marrë të njëjtat dosje, të cilat gazeta i ka siguruar nga OVL e UÇK-së.

AktivPress mëson se dy hetues të Speciales e kanë kryer këtë aksion para pak çastesh.

InFokus, ndonëse i ka pas këto dosje nuk i ka keqpërdorur për të dëmtuar procesin e hetimeve, as për t’i zbuluar dëshmitarët e mbrojtur.

Drejtuesit e OVL të UÇK-së kanë konfirmuar se dosjet u janë shpërndarë tri mediave, me kushtin që ato të mos i zbulojnë të dhënat e dëshmitarëve të mbrojtur.

Ndërkohë njeriu që i solli rreth 4 mijë dosjet në Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po vazhdon të mbetet mister.

Comment here