Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Hoti arrin në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Grenell

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq kanë arritur në Shtëpinë e Bardhë.


Para nisjes Hoti tha se pritjet i ka pozitive nga takimet që ka zhvilluar deri tani në SHBA, ndërkohë që presidenti serb tha se do të jetë një takim i vështirë, por se Serbia nuk do të dorëzohet

Këshilli Shtetëror i Sigurisë i SHBA-ve ka publikuar pamje nga arritja e Hotit dhe Vuçiqit në Shtëpinë e Bardhë.

Ata janë pritur nga i dërguari i Posaqëm i Presidentit të SHBA-ve Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

“Presidenti Vuçiq dhe kryeministri Hoti kanë arritur në Shtëpinë e Bardhë për bisedimet e sotme Kosovë – Serbi. SHBA-të janë të gatshme të ndërmjetësojnë normalizimin ekonomik”, ka thënë Robert O’Brien, shef i sigurisë Kombëtare i SHBA-ve.

Comment here